“Çmendet” Bare, shkatërron stolat pas zëvendësimit (VIDEO)

Mesfushori i Shqipërisë Keidi Bare nuk e priti aspak mirë zëvendësimin nga trajneri i Malagës Serxho Garsia në minutën e 60-ë të takimit Las Palmas-Malaga, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Mungesa prej gati 1 muaji për shkak dëmtimi e ka shtyrë 22-vjeçarin të kërkojë sa më shumë minuta në fushë. Në dy takimet e fundit, Bare ka luajtur në total 72 minuta dhe vendimi i trajnerit të tij e ka acaruar pa masë.

Pasi u zëvendësua, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë goditi stolin e pankinës së Malagës dhe më pas shishen me ujë i zhgënjyer me zëvendësimin.

Nuk dihet nëse klubi apo trajneri Garsia do të marrin ndonjë masë disiplinore ndaj Bares.


Shtuar 28.02.2020 22:49