Rrëfehet Otto John: Të dashurën e kam shqiptare, dua të martohem me një femër shqiptare (VIDEO)

Me një pritje “alla shqiptare”, ylli afrikan i FC Prishtinës, Otto John, e priti në banesën e tij stafin e gazetën Zëri.

Pasi që na tregoi “fije për pe” banesën se ku jeton, futbollisti i lindur në Nigeri, nisi rrëfimin e tij para kamerës.

Ai tregon se si e kalon një ditë në Prishtinë.

“Jam i ri në qytet. Nuk bëj shumë gjëra. Shkoj në stërvitje. Pasi kryej stërvitjet, shkoj në shtëpi dhe pushoj. Nganjëherë dal për kafe. Por, në të shumtën e kohës, unë jam në shtëpi”, nis rrëfimin sulmuesi nigerian.

John më tej tregon se jeton i vetëm në Prishtinë, derisa zbulon se ka të dashur dhe ajo është shqiptare .

“Unë jetoj vetëm në shtëpi. Nganjëherë jam bashkë me mikun tim Mankenda, por jetoj i vetëm. E kam të dashurën shqiptare. Ajo është nga Shqipëria. Me gjasë do të martohesha me një vajzë shqiptare”, tregoi John për gazetën “Zëri”.


Shtuar 28.02.2020 22:36