Chelsea ka një kërkesë interesante për Premier League: Të lejohen 9 lojtarë në pankinë

Chelsea ka bërë një kerkesë në Premier League për rritjen e numrit të lojtarëve në pankinë.

Kjo do të bënte që numri i futbollistëve në ndeshje të rritet nga 18 në 28 pasi 18 aksionarët e Premierligës do të takohen ditën e enjte përpara votimit më 11 qershor.

Premierliga gjithashtu do të diskutojë nëse do të lejojë menaxherët të rrisin numrin e zëvendësimeve nga tre në pesë, por kjo nuk është diçka që u propozua për herë të parë nga Blutë.

Të dyja këto masa janë përdorur në planin e rifillimit të suksesshëm në Bundesligë pasi pandemia e koronavirusit ndërpreu futbollin nëpër ligat më të mira të Evropës.

Një nga shqetësimet për rifillimin pas mbi tre muajsh pa gara konkurruese është skenari i mundshëm i një rritje të dëmtimeve pasi futbollistët përgatiten për ndeshje pa një para-sezon të duhur paraprak. /


Shtuar 2.06.2020 06:49