Chelsea bën ofertë zyrtare për yllin e West Ham

Frank Lampard kërkon një qendërmbrojtës dhe e ka piketuar atë. I preferuari i trajneri të Chelsea është Issa Diop, i cili është pjesë e West Ham prej korrikut së vitit 2018.

Daily Express raporton se “Blutë e Londrës” kanë përgatitur një ofertë prej 40 milionë sterlinash për shërbimet e 23-vjeçarit francez. Diop aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe numëron 6 ndeshje të zhvilluara me Francën U21.

Pavarësisht paraqitjeve pozitive me “Çekiçët”, grumbullimi me kombëtaren e parë dhe ftesa e Deschamps nuk ka ardhur ende. Diop është një lojtar potent dhe shtatlartë (194 cm) dhe Chelsea shpreson që oferta e tyre të pranohet nga klubi tjetër londinez i West Ham.


Shtuar 9.01.2020 14:14