Cancelo i padëshiruar te City, Interi shpreson ta rikthejë në skuadër

Joao Cancelo nuk po përshtatet në skuadrën e Pep Guardiolas dhe me shumë gjasa skuadra është gati ti ndërpresë lidhjet me mbrojtësin portugez në fund të sezonit.

Cancelo u transferua në verë nga Juventusi, por në skuadër do ti duhej të rivalizonte Kyle Walker për krahun e djathtë i cili është një mbrojtësat më të mirë në Premier League.

Sipas mediumit britanik The Sun, Cancelo është i etur për t’u larguar nga Etihad dhe City është gjithashtu i gatshëm të fitojë para nga largimi i tij.

Ai ka luajtur vetëm 600 minuta në Ligën Premier këtë sezon dhe një largim është i pashmangshëm.

Ish-skuadra e tij, Interi është në mesin e klubeve që dëshiron t’i ketë shërbimet e tij përsëri në pronësi.

Një rikthim në Itali duket një mundësi e dukshme, ndërsa edhe Bayern Munichu po vlerëson një transferim të lojtarit.


Shtuar 5.02.2020 08:23