Camavinga vazhdon të jetë i lidhur me Realin edhe pse ende ska ofertë

Ylli i skuadrës së Rennes, Camavinga, po tërheq vëmendje të madhe nga skuadra e Real Madrid, dhe thuhet se ai do të kompletojë një transferim në ‘Bernabeu’ gjatë kësaj vere.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Goal’, përkundër spekulimeve, skuadra e Rennes nuk ka pranuar akoma ndonjë ofertë për lojtarin 17 vjeçar.

Të lidhura

None found

Camavinga lehtë mund të vazhdojë edhe një sezon me Rennes, pasi skuadra do të parqitet në Ligën e Kampionëve gjatë edicionit tjetër.

Minutat që ai mund t’i fitojë në atë kompeticion me fanellën e Rennes, do të ishin ndihmë e madhe për mesfushorin.


Shtuar 23.06.2020 13:29