Bruno Fernandes është i Manchester United

Ylli portugez, i cili ishte në listën e dëshirave të United edhe gjatë verës, duket se gjatë kësaj merkatoje do të kompletojë transferimin në ‘Old Trafford’.

Përfaqësuesit e Man United kanë negociuar me përfaqësuesit e lojtarit tash e disa ditë, dhe duket se gjithçka është e mbyllur.

‘The Sun’ insiston se lojtari është pajtuar me United edhe për kushtet personale të kontratës, dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Lojtari luan në pozitën e mesfushorit sulmues dhe pritet të jetë ndihmë e madhe për skuadrën angleze.

Portugezi pritet të fitojë rreth 5 milionë funte në vit, me kontratën e United.


Shtuar 12.01.2020 10:35