Varësia ndaj drogës i merr jetën këngëtarit dhe aktorit 27 vjeçar (FOTO LAJM)

Aktori Harry Hains, i njohur nga seriali “Amerikan Horror Story”, ka ndërruar jetë.

Lufta me sëmundjen mendore dhe varësia ndaj droges i kanë marrë jetën 27-vjeçarit.

Ai ka ndërruar jetë me 7 janar dhe lajmin e ka bërë të ditur së fundmi e ëma e tij, Jane Badler.

Ajo ka publikuar një sërë fotografish të Harryt, krahas së cilave shkruan: “Ai ishte 27 vjeç dhe e kishte botën në këmbët e tij, por për fat të keq ai luftoi me sëmundjen mendore dhe varësinë nga droga. Do të më marrë malli për Harry-n çdo ditë të jetës sime”.

Aktori ishte një djalë shumë i talentuar. Përpos aktrimit ai ishte dhe muzikant dhe interpretonte me emrin Antiboy.


Shtuar 12.01.2020 10:34