Bonaventura zbarkon në Firenze, kontrat dy vjeçare me “vjollcët”

Jack Bonaventura, lojtari më i ri i Fiorentinës. Pasi u largua nga Milani, ku luajti për gjashtë sezonet e fundit, 31-vjeçari vendosi t’i bashkohej klubit vjollcë.

Ish-mesfushori i Milanit tani po kryen ekzaminimet mjekësore në Institutin “Fanfani” në Firenze. Palët kanë rënë dakord për kontratë 2-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon.

Gjatë orëve të pasdites Bonaventura mund të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Beppe Iachinit. Lojtari i lindur në vitin 1989 zbarkoi në Firnenze menjëherë pas impenjimit me përfaqësuesen italiane për ndeshjet e Nations League kundër Bosnjë Hercegovinës dhe Holandës.


Shtuar 8.09.2020 15:52