Befason talenti i United, viziton profetin nigerian për t’u shëruar nga dëmtimet (VIDEO)

Angel Gomes i është përgjigjur një videoje që qarkullon në rrjetet sociale e cila tregon adoleshentin e Manchester United që po viziton një profet në Nigeri në përpjekje për t’u shëruar nga problemet e tij të dëmtimit.

Gomes filloi rrugëtimin e tij në United në moshën gjashtë vjeçare, kur ai u zgjodh për t’u stërvitur në akademinë e klubit, ku kaloi 11 vjet para se të diplomohej në ekipin e parë në vitin 2017.

Ai ka bërë 10 paraqitje për Djajtë e Kuq, dhe raportohet se është në prag të nënshkrimit të një zgjatjeje të kontratës, e cila do ta shohë atë të mbetet në ‘Old Trafford’ përtej verës.

Sidoqoftë, një video dy minutëshe e mesfushorit anglez ka dalë në rrjetet sociale, i cili shërben si dëshmi e qartë e betejave të tij me problemet e gjendjes fizike.

Gomes mund të shihet duke u hapur në problemet e tij të dëmtimit gjatë marrjes në pyetje nga profeti nigerian. /


Shtuar 17.06.2020 06:29