Befason Sergio Ramos: Jam më mirë se para karantinës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos duke se e ka shfrytëzuar izolimin për shkak të koronavirust vetëm për aspekte poztive. Së fundmi spanjolli është shprehur se tani ndjehet më mirë se para karantinës.

Ndër të tjera ai ka shtuar se uk mund të rrezikojnë shëndetin dhe duhet të ndjekin udhëzimet.

“Unë jam në një periudhë më të mirë sesa isha para karantinës. Ne e kemi trajtuar situatën me seriozitet të plotë. Pasi na u ndalua stërvitja në fushë, jemi përqendruar plotësisht në ruajtjen e peshës dhe ushqimit, sigurisht duke punuar shumë. Tani shohim pak dritë në fund të tunelit dhe kemi etje për të luajtur përsëri. Megjithatë nuk duhet të jemi egoistë, duhet të dëgjojmë udhëzimet për shëndetin dhe autoritetet qeveritare, ne nuk mund të rrezikojmë shëndetin tonë”, u shpreh Ramos.


Shtuar 29.04.2020 13:56