Koronavirusi ndërhyn dhe në modë, cili do të jetë aksesori më trend i vitit (FOTO LAJM)

Dorezat mund të jenë aksesori më në modë për vitin 2020!

Ato janë rikthyer tashmë në kryefjalën e këtyre muajve kur si masë për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19 po përdoren në masë. Megjithatë ndikimi i dorezave do të vijojë përgjatë këtij viti në një tjetër industri: atë të modës.

“Vanity Fair” shkruan se gjasat që “dorezat” të jenë aksesori më IN këtë vit janë të mëdha dhe ato mund të pësojnë kështu një rikthim pas ndikimit në modën e viteve ‘50-të.

Sot një aksesor kaq i domosdoshëm, në vitet 1950 ato visheshi në çdo rast dhe madje edhe Mbretëresha Elizabeth është gjithashtu një fanse e madhe e tyre. Simbol i elegancës së pakohë, ky aksesorë unik nuk bën gjë tjetër veçse na kujton stilin e gjysheve tona!

Disa stilistë tashmë i kishin shfaqur ato si trend në koleksionet e tyre të pranverë/verës së vitit 2020, por ajo që përpara kësaj pandemie mund të ishye thjesht një aksesorë plotësues i stilit, sot mund të shndërrohen në një biznes të vërtetë. Nisur nga Marco De Vincenzo që i zgjodhi ato në copë transparente, Dior në rrjetë dhe deri Mugler në mëndafsh, më poshtë gjeni disa propozime dorezash për këtë vit.


Shtuar 29.04.2020 14:03