Beckham i “prish” mendjen Modric, i ofron dyfishin e pagës

David Beckham president dhe një nga pronarët e Inter Miamit, ekip që për herë të parë këtë sezon do të debutoj në MLS po përgatit një ofertë tunduese për Luka Modricin.

Ish-ylli i Anglisë po planifikon ti ofrojë dyfishin e pagës që Modric merr aktualisht te Reali pasi do cilësohet si lojtar “ekskluziviteti”.

Megjithatë edhe pse me një Valverde në super formë, kroati është shtylla e mesfushës së ekipit të Zidane me 23 ndeshje të luajtuara dhe 5 gola të shënuar.

Backham gjithashtu i sht vn pas yllit t PSG, Edison Cavani i cili n fund t sezonit do t mbetet pa skuadr.

Trajneri i Inter Miamit, Diego Alonso, ish-lojtar i Valencias, Malagas dhe Atlético Madridit, ka deklaruar se “ambicia” e ekipit të tij “është të përpiqet të fitojë titullin kampion në MLS që në debutim, ndërsa në vitin e dytë suksesi bëhet detyrim.” /albeu.com/


Shtuar 5.02.2020 08:38