Bayerni nuk shpenzon për Perisic, kroati kthehet në Milano

Perisic e ka kaluar sezonin në huazim te Bayern, duke kontribuar me 15 gola në 30 paraqitjet e tij dhe duke fituar titullin Bundesliga.

Gjigantët gjermanë kanë një mundësi prej 20 milionë eurosh për ta blerë, por Christian Sport Deutschland dhe Christian Falk i Bild pretendojnë se nuk ka gjasa ta marrin atë.

Raportet italiane më parë sugjeruan se Bayern dëshironte të negocionte për një çmim më të ulët për 30-vjeçarin, por ata prapë do të duhet t’i paguanin atij një pagë prej 10 milionë eurosh.

Në sytë e tyre, kjo është një kosto e madhe për dikë që nuk është më shumë se një lojtar i skuadrës.


Shtuar 30.06.2020 13:33