Batistuta ironizon me Ronaldon për barazimin e rekordit

Cristiano Ronaldo po kalon një formë fantastike.

Me golin e shënuar kundër Spal-it, ylli portugez ka barazuar Fabio Quagliarella-n dhe Gabriel Batistuta-n, edhe ata të aftë të shënojnë në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Serinë A.

I pari e ka bërë një gjë të tillë sezonin e kaluar, ndërsa argjentinasi ka shkruar historinë në sezonin 1994/95.

“Urime Cristiano-s për rekordin. E vetmja gjë është se është më e lehtë kur pushon”, ka shkruar Batistuta. Ish-sulmuesi qëndroi pushim në ndeshjen kundër Brescia-s.

Albi – Kruger
E njëjta gjë ka ndodhur me Quagliarella-n sezonin e kaluar, ndërkohë që Batistuta nuk mungoi në asnjë ndeshje në periudhën që ka vendosur rekordin.


Shtuar 23.02.2020 17:36