U vetëhodh nga kati i gjashtë i lokalit por ra në të dytin, çfarë ndodhi sot në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku u raportua se një 30 vjeçare u rrëzua nga kati i gjashtë i një lokali.

Sipas policisë, dyshohet se vajza me iniciale K.K. është vetëhedhur. Vajza është dërguar në gjendje të rëndë në sital teksa ende nuk dihen motivet e këtij vendimi ekstrem të të plagosurës.

Njtimi i policisë
“Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, ishte njoftimi i policisë së qytetit juglindor.


Shtuar 23.02.2020 17:37