“Barcelona nuk ka probleme me VAR, por me formën e dobët”

Rivaldo nuk ka kursyer kritikat ndaj presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka kritikuar VAR duke thënë se po e ndihmon gjithmonë skuadrën e njëjtë, duke aluduar në Real Madridin.

Këtyre komenteve iu është përgjigjur ish lojtari i Barcelonës, Rivaldo, i cili ka thënë se është kualiteti problemi i Barcës, dhe jo VAR.

“Ndonjëherë ke të drejtën të ndihesh keq rreth VAR, por nuk pajtohem me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu”, ka thënë Rivaldo.

“Bartomeu po tenton të heq vëmendjen e medieve nga problemet e klubit”, ka shtuar braziliani.

“Për mendimin tim, problemi i Barcës nuk është VAR, por problemi është kualiteti i skuadrës dhe stili lojës”, ishin fjalët e Rivaldo.

Barcelona po kalon një nga sezonet më të dobëta në vitet e fundit të klubit dhe kritikat nuk kanë të ndalur si për kryesinë, ashtu edhe për trajnerin, por edhe për disa lojtarë.


Shtuar 9.07.2020 20:46