Barcelona merr vendim për të ardhmen e Ansu Fatit

Barcelona ka përcaktuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Ansu Fatit në edicionin e ri.

Talenti me pasaportë spanjolle do të luajë disa ndeshje edhe në sezonin e ri me skuadrën e parë, mirëpo më shumë do të jetë i fokusuar te ekipi i dytë (B).

16-vjeçarit i duhen ende eksperiencën që të luajë në nivele të larta dhe Blaugranaasit kanë marrë një vendim edhe më të mirë për të.

Ansu Fati do të stërvitet më shumë në skuadrën e parë, derisa vetëm para një ndeshje do të stërvitet te Barcelona B.

Lojtari shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur në Camp Nou, andaj katalunasit duan që ai të përparojë sa më shpejtë.

Fati shihet si zëvendësues ideal i Lione Messit, që nuk i kanë mbetur më shumë se dy sezone të luajë në nivele të larta.


Shtuar 4.05.2020 15:17