Barcelona me problem serioz

Tifozët e Barcelonës kanë arsye të brengosen.

Skuadra katalane barazoi me rivalin e qytetit Espanyol (2:2) duke konfirmuar shenjat e rënies së formës ideale, shkruan e përditshmja sportive madrilène “Marca”.

Barcelona ka filluar të jap indikacione të formës që i ka sjellë shumë telashe në edicionet paraprake në pjesën e dytë të sezonit.

Andaj, trajneri Ernesto Valverde është i ngarkuar me detyrën ta rikthejë freskinë fizike të disa futbollistëve dhe të shtojë efikasitetin e sulmit së bashku me sigurinë në mbrojtje për të shfaqur kandidaturë për titull në La Ligë dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.


Shtuar 6.01.2020 10:30