MARCA: Barcelona do të bëjë gjithçka që të afrojë Pjanic

Planet e Barcelonës për të marrë Miralem Pjanic nga Juventus duket se do të marrin formë më në fund, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.

Pavarësisht se gjërat janë akoma në fazat e tyre të hershme, emri i boshnjakut është në listën e klubit katalunas.

Barcelona e sheh 30-vjeçarin si një mesfushor të klasit botëror, i përshtatet sistemit të tyre, organizon nga mesfusha dhe mund të luajë me të dy këmbët.

Pjanic ka katër sezone me Juventusin pasi kaloi pesë me Romën. Edhe para se të transferohej në Itali, Pjanic kishte përvojë në skenën Europiane madje shënoi në Santiago Bernabeu me Lyon duke eliminuar Real Madridin nga Evropa.

Ai asnjëherë nuk ka humbur më shumë se një muaj larg fushave në 9 vitet e tij në Itali.

Ideja për të luajtur përkrah Lionel Messi dhe kërkimi për trofe mund ta joshë mesfushorin,

Pjanic është një nga mesfushorët më të lakmuar në treg për momentin, madje edhe në moshën 30 vjeç, që do të thotë se Barcelona ka të ngjarë të përballet me konkurrencë në ndjekje të shërbimeve të tij.

Ndërkohë nuk është hera e parë që ai ka qenë i lidhur në Camp Nou, megjithëse herën e fundit ndodhi në 2018 por ai rinovoi kontratën e tij të Juve deri në vitin 2023.

Në vitin 2019 ai ishte i hapur për t’u larguar, por Juventus nuk e hapi derën.

Ndërkohë, shanset e Panic për t’u bashkuar me Barcelonën për vitin 2020/21 duket se janë në rritje. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2020 20:15