Aubameyang pret Barcelonën

Pierre-Emerick Aubameyang është përfolur gjatë për mundësinë e kalimit te Barcelona.

Në disa raste Barcelona ka shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij, ndërsa sulmuesi nga Gaboni është alternativë edhe për afatin kalimtar të kësaj vere, nëse dështon transferimi i Lautaros.

Aubameyang është i vetëdijshëm për mundësinë e transferimit te Barcelona dhe ai ka dëshirë të pres për zhvillime para se të vendos për të vazhduar kontratën me Arsenalin. Kështu të paktën ka raportuar të martën Mundo Deportivo.

Kontrata e tij përfundon verën e ardhshme, ndërsa ai ka shmangur ofertat për vazhdim të kontratës.


Shtuar 21.07.2020 17:50