Atletico ndalet që në rinisje, largohet dhe më shumë nga zona Champions (VIDEO)

Atletiko Madrid mesditën e sotme ka zbritur në fushën e lojës, ku nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj një skuadre mjaft solide dhe të vështirë si Atletik Bilbao. Kanë qenë pikërisht baskët, që kanë hapur sfidën me Iker Munjain në minutën e 37.

Skuadra e Simeones është përgjigjur menjëherë me Diego Kostën, i cili ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm dy minuta pas avantazhit të skuadrës vendase. Bilbao ka provuar të krijojë intensitet gjatë pjesës së parë, por nuk ka mundur të gjejë për herë të dytë golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë ndeshja ka vijuar më e balancuar, me Atletikon, që nuk ka arritur dot të krijojë diferncën në cilësi dhe të shënojë golin e fitores. Barazim i rëndë ky për Atletikon, pasi skuadra e argjentinasit Simeone tashmë renditet e gjashta, e distancuar nga Real Madridi dhe Barcelona.


Shtuar 14.06.2020 14:21