Anderlecht nxjerr në shitje Kristal Abazaj

Viti 2020 pritet të ketë “dhurata” për Kristal Abazaj. Futbollisti i Kukësit mund të zyrtarizohet në një ekip të ri dhe këtë e konfirmon edhe lëvizja e fundit e gjigantit belg, Anderlecht.

Sipas mediave belge, Anderlecht është “lodhur” nga emigrimet e shpeshta të Abazaj sa në një klub në tjetrin dhe për këtë fakt e kanë nxjerr në shitje.

Lëvizje që pëlqehet tej mase nga Kukësi, që ka mundësinë e mirë për të nisur tratativat për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit. Gjithsesi, shifrat pritet të jenë vërtetë të kripura, çka shihet si minus te klubi verilindor.

Abazaj u ble për shifrën e 1 milion euro pikërisht nga Skënderbeu në Kategorinë Superiore, por paraqitjet e tij nuk e përligjen për asnjë moment këtë shumë. Të shumtë janë skuadrat që kanë shfaqur interes për të dhe e ardhmja e tij shihet në dy kampionate, atë belg dhe kroat.


Shtuar 2.01.2020 15:24