Akuzuan arbitrin se po favorizonte Juventusin, futbollistët e Realit braktisin ndeshjen

Ndonëse pandemia Covid-19 ka paralizuar botën mbarë, ka ende vende të cilat vijojnë të zhvillojnë normalisht aktivitetin e përditshëm, dhe një ndër to është Nikaragua, ku kampionati i futbollit vazhdon rregullisht.

Dhe pikërisht në një ndeshje mes skuadrës së Real Madriz dhe Juventus i Managuas, ka pasur polemika të forta për gjykimin, duke bërë që ekipet të braktisnin fushën dhe takimi të mos përfundonte rregullisht.

Gjithçka ndodhi në minutën e 71-të, kur në një aksion të Juventusit, arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje dhe lojtarët e Real ndalën lojën, por çudia ndodhi me kryesorin, që bëri shenjë vijimin e aksionit dhe futbollistët kryeqytetas arritën të shënojnë të pa shqetësuar.

Futbollistë e staf teknik të Real Madrid protestuan ashpër dhe kërkuan anulimin e golit, por përballë kundërshtimit të arbitrit, braktisën fushën dhe akuzuan këtë të fundit se ka mbajtur takimin në favor të Juventusit.


Shtuar 13.04.2020 18:20