Agjenti i Ronaldos në hetim, policia i kontrollon shtëpinë

Jorge Mendes është në probleme shumë të mëdha, teksa së fundmi policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.

Agjenti i njohur portugez hetohet për pastrim parash dhe mund të ketë fituar shuma të majme nëpërmjet klientëve të tij.

Agjenti që ka në pronësinë e tij emra të njohur si Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho akuzohet për pastrim parash dhe për këtë arsye policia portugeze po punon për të zbuluar diçka në lidhje me këtë.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e Mendes, teksa po punojnë për të gjetur edhe të gjitha dokumentet me lëvizjet që ka bërë ai.


Shtuar 4.03.2020 14:13