E frikësuar nga koronavirusi, si mbrohet Mbretëresha në takime publike (FOTO LAJM)

Shqetësimi nga koronavirusi është përhapur në të gjithë botën dhe çdokush e ndjen rrezikun e tij. Masat parandaluese janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen nga virusi, ndaj edhe Mbretëresha Elizabeth ka vendosur të përkujdeset për veten në takimet e saj zyrtare.

Ditën e djeshme në ceremoninë e investimeve ajo u pa duke mbajtur dorashka, gjatë kohës që takonte të pranishmit në event. Edhe pse nuk është konfirmuar ende nëse ajo ka dashur të mbrohet vërtetë nga koronavirusi, pallati mbretëror ka thënë se nuk është diçka e pazakontë që mbretëresha të shfaqet me dorashka në angazhimet e saj publike.

Në të vërtetë Mbretëresha Elizabeth i mban rrallë dorashkat dhe nga fotografitë e mëparshme kuptohet se ajo nuk i veshë asnjëherë kur i duhet të japë çmime.


Shtuar 4.03.2020 14:05