4 skuadra të Serie A lejohen të nisin stërvitjen në 4 maj, në to përfshihen 3 lojtarë shqiptarë

Stefano Bonaccini, kryetar i Rajonit Emilia Romagna ka firmosur një dekret të ri, duke shfuqizuar kështu dekretin e datës 26 prill që pengonte çdo aktivitet sportiv në grup.

Kështu, Spal, Sassuolo, Parma dhe Bologna mund të kthehen në stërvitje që prej datën 4 maj, duke respektuar higenën-sanitare.

Kjo nismë është cilësuar si e paligjshme nga kryeministri Conte që nuk i ka përkrahur nismat rajonale që lidheshin me lehtësimin e masave anti-Koronavirus.

Rajoni Emilia Romagna gjithsesi rrezikon një paralajmërim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila për të njëjtën arsye ka një çështje të hapur me rajonin e Kalabrisë që kishte mundësuar hapjen e restoranteve dhe bareve.

Beteja ligjore mes qeverise dhe krahinave pritet të jetë e gjatë, por ndërkohë klubet përfitojnë.

Gjithsesi, nga dita e hënë, Kastriot Dermaku me Parmën, Etrit Berisha me SPAL-in dhe Marko Molla me Bolognan do të mund të stërviten. Klubet e tyre, ndërkohë, nënvijëzojnë masat mbrojtëse duke theksuar në disa lajmërime “online”: “Stërvitjet do të kryhen sipas protokollit dhe normave më të larta të sigurisë”.


Shtuar 2.05.2020 15:46