10 klubet më të vlefshme në botë, kryeson Liverpooli (FOTO LAJM)

Liverpool ka skuadrën më të vlefshme në tregun e transferimeve nga pesë ligat më të mira të Evropës, sipas grupit hulumtues “CIES Football Observatory”.

Me një vlerë prej 1.4 miliard eurosh, The Reds kryesojnë listën para skuadrës së dytë të Premier League, Manchester City (1.36 miliard euro) që edhe në këtë renditje mban vendin e dytë.

Më pas vijnë dy skuadra spanjolle, me Barcelonën që ka një vlerë prej 1.1 miliard euro, e ndjekur nga Reali me vetëm 70 milionë euro më pak. Chelsea është i pesti, ndërsa Manchester United dhe Tottenham janë në top 10. Juventus mbyllë renditjen e 10 klubeve më të vlefshme me 783 milionë euro.

CIES përdor disa variabla të ndryshme, duke përfshirë moshën e lojtarëve, performancat, vlerën ekonomike të klubit të tyre dhe inflacionin për të përpunuar vlerat e lojtarëve. Mbappe ka vlerën më të lart nga futbollistët me 227 milionë euro.


Shtuar 16.03.2020 21:37