A mund të përhapet nga buka koronavirusi? Mjeku i njohur jep përgjigjen

Mjeku Pëllumb Pipero i është përgjigjur disa prej pyetjeve më të zakonshme që bëhen në lidhje me koronavirusin.

I ftuar në emisionin “Open”, Pipero u pyet nëse koronavirusi mund të shpërndahet nga buka apo ushqimet e tjera.

Ai tha se nuk ka asnjë studim që ta vërtetojë se ky virus përhapet nga ushqimet.

“Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun”, tha ai.

Pipero u pyet nga moderatorja edhe nëse virusi përhapej nga ajri dhe nëse janë më të rrezikuar ata që kanë bërë bypass.

“Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës. Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangi kontaktet direkte me personat e infektuar”, tha mjeku i njohur.


Shtuar 16.03.2020 21:33