Zjarri në Bashkinë e Kamzës, reagon kryebashkiaku Suli

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka reaguar pamjeve të zjarrit në Bashkinë e Kamzës të cilat u publikuan gjatë ditës së sotme nga ish-kryetari Xhelal Mziu.

Suli ka publikuar fotot e godinës e cila u përfshirë nga flakët, ndërkohë që është zjarri është ndaluar në kohë nga zjarrfikëset.

Kreu i Bashkisë së Kamzës thekson se zjarri u shkaktua nga nja shkëndijë elektrike, por që gjithçka është vënë nënkontroll nga zjarrëfikëset që sipas tij 6 muaj më parë nuk ishin fare.

“Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz!

Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit!

Ndryshe nga sot ku çdo problem e ka një zgjidhje, para 6 muajsh kjo bashki nuk kishte as zjarrëfikëse dhe raste të tilla do të ishin fatale!”, shkruan Suli.


Shtuar 19.09.2020 13:50