“Nëse dashuria me shikim të parë do të ishtë një person”, Tayna tregon se kush do ishte (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet mjaft tërheqëse përpara pasqyrës.

E veshur me bikini, flokët e gjatë dhe ‘makeup-in’ e kuruar deri në detaje, Tayna ka shkruar krah postimit: “Nëse ‘dashuri me shikim të parë’ do të ishte një person”, duke zbuluar gjithashtu se ndodhet në Los Angeles.

Nuk dihet nëse reperja e ka lidhur këtë mbishkrim me dikë tjetër, apo gjithçka ka të bëjë me vetëbesimin që ajo mbart në vete. Gjatë ditëve të fundit Tayna ka qenë më pak aktive në llogarinë e saj në ‘Instagram’ e duket se reperja është duke shijuar ende suksesin e projektit më të fundit muzikor që u kthye menjëherë në një hit ‘Qe qe’.


Shtuar 19.09.2020 13:29