Zjarr ndaj RENEA-s, zbulohen emrat e personave që ka vrarë Xhevahir Jonuzaj

Xhevahir Jonuzaj është personi që u arrestua pak ditë më parë gjatë një aksioni të RENEA-s ku pati edhe shkëmbim zjarri mes tij dhe efektivëve ndërsa mbeti i plagosur me plumb në këmbë.

Fax News ka zbardhur detaje të reja që kanë të bëjnë me arsyet se përse është arrestuar Junuzaj. Mësohet se personat që ky i fundit ka vrarë në vitin 1999 janë Shezai Belaj dhe Shkelqim Gerhana.

Për vrasjen e bërë në 99-ën u dënua me 25 vite burgim, ndërsa është gjithashtu përgjegjës për mbjelljen e disa parcelave me hashash gjetur në 2016- 2017.

Ndërkohë, në banesën e Jonuzajt policia ka sekuestruar një pistoletë tip ‘TT’ dhe një palë dylbi. Autori ka qëlluar dy herë me armën e zjarrit ndaj RENEA-s.

Gjatë këtyre viteve Jonuzaj ka qenë në listën e personave më të kërkuar në Vlorë. Ndërsa në aksionin e fundit, policisë iu deshën 6 muaj përgjim deri në finalizimin e pak ditëve më parë ku renea arriti neutralizimin dhe arrestimin e tij, shkruan fax web.

Jonuzi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në fshatin Hoshtimë duke marrë një plumb në këmbën e djathtë në pjesën e kofshës, ndërsa ambulancën me të cilën u transportua drejt Tiranës e shoqëruan forca të shumta policore.

”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njoftoi policia.


Shtuar 24.01.2020 18:02