Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e Kasharit në Tiranë.
Ashtu sikur mund të shihni dhe në video, re të mëdha tymi janë shpërndarë në kryeqytet, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Mësohet se forcat zjarrfikëse dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.