Zbulohet dita kur do të vijë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë

Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim do të marrë detyrën zyrtarisht më 30 janar në orën 5:30 të pasdites së asaj dite.

BalkanËeb mëson se pas 13 ditësh, Yuri Kim do të bëhet ambasadorja e SHBA në Shqipëri dhe pse ka marrë konfirmimin dhe ka bërë betimin në Senatin amerikan.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.


Shtuar 17.01.2020 18:01