Barack Obama poblikon foton romantike: Në çdo skenë, ti je ylli im

Ka qenë një ndër politikanët më të dashur jo vetëm në Amerikë por dhe më tej, dhe ajo çka e bën të veçantë është sinqeriteti dhe spontaniteti i tij me publikun.

Barack Obama së fundmi i ka bërë një surprizë të bukur bashkëshortes së tij për 56-vjetorin e lindjes, teksa e ka uruar publikisht.

Bashkangjitur urimit ai ka postuar edhe disa foto, ku shihet duke e puthur nënën e dy fëmijëve të tij.

“Në çdo skenë, ti je ylli im”, është ky mesazhi që ish-presidenti i ka dedikuar të shoqes.


Shtuar 17.01.2020 17:59