Vranë çiftin homoseksual, kush është bashkëpunëtori i shqiptarit që tmerroi ishullin maltez

Një shqiptar bashkë me një bashkëpunëtor vrau ciftin homoseksual në Maltë. Bashkëpunëtori është identifikuar si Viktor Dragomanski.

Ai është 36 vjeç, me kombësi nga Maqedonia e Veriut dhe punonte si roje sigurie për një kompani private.

Dyshohet se Dragomanski bashkëpunoi me shqiptarin Daniel Muka për të marrë jetën e Christian Pandlfino dhe Ivor Maciejoëski.

Dragomanski akuohet për vrasjen e çiftit më 18 gusht, vjedhje, zhvatje, mbajtje të armëve dhe për një sërë veprash të tjera.

I akuzuari, me shenja të kuqe në ballë, u mbështet mbi duart e tij në tavolinën përpara tij, ndërsa gjykata i bëri pyetjet fillestare.

Kur u pyet se cili ishte profesioni i tij, u përgjigj: “Nuk punoj”, duke shtuar se është i pafajshëm.

Ndërkohë është marrë një pyetje edhe një maltez pasi dyshohet se po ndihmonte Mukën të fshihej para arrestimit.

Arrestimi i tyre erdhi një javë pas vrasjes së Chris Pandolfino, 58 vjeç, dhe Ivor Maciejoëski, 30 vjeç. Çifti homoseksual u vra në shtëpinë e tyre për arsye ende të panjohura.


Shtuar 28.08.2020 18:55