10 foshnje në prag të Vitit të Ri! Rama u dhuron bonusin bebeve të sapolindura

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

Ministrja Manastirliu tha se 37 mijë bebe kanë marrë bonusin e bebeve.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama uroi 10 foshnjat që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, për jetë të gjatë dhe të lumtur. Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

“GËZUAR nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e sapunisur. Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve”, shkruan Rama.


Shtuar 1.01.2020 12:21