Koronavirusi reziston në mënyrë të ndryshme, në varësi të sipërfaqeve.
Sipas studimeve të fundit, koronavirusi jeton në frigorifer, aty ku ruajmë ushqimet.
Virologu amerikan Warner Greene sugjeron dezinfektimin e ushqimeve para se të futen në frigorifer, por kjo sipas tij nuk është domosdoshmëri.
Megjithatë, jo të gjithë mjekët dhe shkencëtarët pajtohen me mendimet e tij: sugjerimet e virologut amerikan bazohen në një studim të vitit 2010, të realizuar në virusin Sars, i cili shafqi mbijetesë në mjedise me lagështi të pakët dhe temperatura që nuk kalojnë 4 °C.
Sars-CoV-2, siç njihet ndryshe koronavirusi, ndryshon në disa tipare nga ajo e epidemisë së ndodhur në vitet 2002 dhe 2003.
Siç tregojnë studimet mbi koronavirusin e përhapur në botë muajve të fundit, plastika është materiali mbi të cilin reziston më shumë, deri në të paktën 72 orë, megjithëse pas shtatë orësh ngarkesa virale përgjysmohet.