Vinin me postë nga Spanja, kapen mijëra fara kanabisi në Vlorë

Policia e shtetit i ka dhënë fund një rasti të trafikut të farave të kanabisit të cilat vinin me postë nga Spanja drejt Shqipërisë.

Raportohet se më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako e cila është cilësuar si e dyshimtë nga ana e policish. Për këtë arsye është bërë këqyrja e pakos dhe në brëndësi u gjetën 11 mijë fara kanabis sativa.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar Olsi Çaushajn, personi që do merrte pakon me 11 mijë fara kanabisi nga Spanja Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llampa ndërsa një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë.

Pakoja ka shkuar në Vlorë. Pakoja ka shkuar në Vlorë. Dërgesa u bë me mbikëqyrjen e policish dhe pasi u dorëzua, u vu në pranga 30-vjeçari Çaushaj.

Njoftimi i Policisë
Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Sekuestrohen 11.000 fara cannabis sativa.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, nga Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Pas informacioneve të marra më datë 14.05.2020, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohej një pliko postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacion qytetin e Vlorës.

Specialistët e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore e referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për fillimin e ndjekjes penale, për veprën penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe nën drejtimin e Prokurorisë prej disa ditësh u ndoq me metoda speciale të hetimit.

Më datë 16.05.2020, nga ana e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në kuadër të dorëzimit të kontrolluar, në momentin e tërheqjes së plikos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale O. C., vjeç 30, lindur dhe banues në Vlorë.

Në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa, konkretisht 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore për zbulimin e autorëve te tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Shtuar 18.05.2020 09:46