Pamje skandaloze! Greku djeg flamurin shqiptar në mes të Sarandës (FOTO LAJM)

Flamuri shqiptar është djegur mbrëmjen e djeshme nga minoritari grek, Manolis Vito, në mes të Sarandës.

Në videon e publikuar nga vetë minoritari në faqen e tij të Facebook, janë numëruar shumë komente nga shqiptarë të revoltuar të vilët i kanë bërë thirrje t’i dalë përballë të sqarohen po qe burrë.

Pas shumë komentesh nga shqiptarët e revoltuar, minoritari grek është detyruar të fshijë videon në fjalë, nga e cila mundëm të shkëpusim pak momente, të cilat mund t’i shikoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Rikujtojmë se në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, një ushtar që mbante në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, shkruante se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin. /albeu.com/


Shtuar 15.06.2020 21:17