Vetëkarantinohet spikerja Ola Bruko: Nuk kam simptoma, por duhet t’a bëj (VIDEO)

Moderatorja e njohur Ola Bruko ka vendosur të vetëkarantinohet në shtëpi, duke lënë kështu studion e lajmeve.

Ky njoftim është bërë me dije nga vetë Bruko e cila ka deklaruar se do të vetëizolohet për 6 ditën e ardhshme.

“Ky ishte takimi i fundit në studion e lajmeve pasi në 6 ditëve të ardhshme do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj se jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë simptomë…”

Nuk dihet nëse Bruko ka pasur ndonjë kontakt me ndonjë të prekur, gjë që e ka bërë spikeren e njohur të marrë këtë vendim të rëndësishëm. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2020 19:31