Vendi nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet Shqipërinë

Pak minuta më parë, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter me epiqendër 15 km në juglindje të Fierit.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe ka zgjatur pak. Ndërsa mbrëmjen e kaluar, epiqendra ka qenë në Cërrik dhe goditja më e fortë ka qenë me magntiudë 4.5 ballë por fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar apo dëme të tjera.


Shtuar 24.09.2020 08:02