Veliaj i bën gati vizitën Ramës, plas gallata dhe në fund pi lëngun e karotës të “rritet”

Veliaj dhe Rama kanë vizituar ditën e sotme disa nga familjet e prekura nga tërmeti të cilat janë përballur në këto ditë me të ftohtin e acarin që ka pushtuar vendin.

Kryetari i Bashkisë dhe kreu i qeverisë kanë shkuar në Farkë në familjen Shkalla, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, e që tashmë është sistemuar në kontinier.

Ndërkohë mes dy politikanëve janë shkëmbyer shumë batuta edhe me të zotët e shtëpisë por edhe me banorët e qytetarët rreth e për qark.

“Jo raki, na shkatërruat me këtë raki mor burrë, se jemi në punë. Ne tironsit nuk e kemi dhe rakinë e mirë. Thoshte një mik i babës tem, nga jugu, ndjesë pastë: Me rakinë e tiransve, ne andej lajmë xhamat! E kemi ujë domethënë.

Po unë si katunar nga Tirana që jam nuk e gjykoj rakinë tonë”, tha me humor Rama.

Ndërsa më tej gjatë bisedës, kryeministri nuk la pa “thumbuar” edhe kryebashkiakun Veliaj me lëngun e frutave.

Pjesë nga batutat:

Rama: Ti do lëng karrote e di unë, do të rritesh…

Veliaj: Ta shtoftë zoti humorin, se ti në ditë të këqija qenke me humor

Rama: Vazhon i bie asaj mrrokëllës ti, ku e ke? (pyet kryefamiljarin)

Bedri Shkalla: Te vëllai e kam.

Veliaj: E pyeta para se të vije, më tha e kam lënë të vëllai se nuk e merr zanatin çuni.

Bedri Shkalla: Cuni më thoshte nuk e mar zanatin se është zanat jevgjish.

Rama: Ky i bardhi këtu thoshte ëë…

/albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 14:49