Valixhet gati! Shqipëria sapo hoqi vizat me një tjetër shtet

Këshilli i Ministrave mori vendimin për të hequr vizat edhe me një vend tjetër të lindjes, Bjellorusinë.

Ky vendim është reciprok që dot ë thotë se shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Bjellorusisë duhet të jenë të pajisur vetëm me pasaportë dhe e njëjta gjë vlen për bjellorusët, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë.

Bjellorusia konsiderohet një prej shteteve europiane me më pak turistë. Për të udhëtuar drejt ish shtetit sovjetik më parë nevojiteshin procedura të stërzgjatura për të marrë vizën.

Por të paktën për shqiptarët, udhëtimi për në Bjellorusi, nuk është më problemm.

Minsk, kryeqytetin Bjellorus, është i pasur me atraksione turistike dhe kjo listë është vetëm maja e ajsbergut.

Muzeu i Luftës së Madhe Patriotike Bjelloruse u hap në vitin 1944 mbetet ndër më të vizituarit në këtë vend.

Minsku ka pafund sheshe me statuja, kopshte dhe monumente.


Shtuar 20.02.2020 19:45