“Vajza punon në spital”, profesori shqiptar tregon tmerrin nga koronavirusi në Spanjë

Profesori shqiptar në Spanjë, Albert Pelari ka treguar se vajza e tij punon në spital në Spanjë, ndërsa tha se atje mjekët janë duke punuar me qese, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Kam vajzën që punon në sistemin shëndetësor. Unë komunikoj me vajzën. Mjekët nuk tregojnë shumë se cfarë ndodh. Në Spanjë mund të jenë mbi 12 mijë mjekë të infektuar me koronavirus. Frika është, por fundja këtë profesion ka zgjedhur dhe duhet të përballet. Duhet shumë kujdes. Po shohim gjëra që nuk na i merrte mendja. Problem për mjekët është mungesa e mjeteve të duhura. Mjekët rrinë me qese për t’u mbrojtur”, tha Pelari në Neës24.

Albert Pelari theksoi se ushtria ka dalë nëpër rrugë, duke vlerësuar se pikërisht ushtarët dhe policët po mbajnë rend e siguri në vend.

“Ushtria po bën punën më të vështirë që bëhet në këtëg lloj situate. Po dizinfektohen spitalet dhe ambientet publike, por edhe azilet. Ushtria patrullon rrugët, bashkë me policinë. Në dy qytete në jug në Spanjës, janë dërguar anijet e luftës. Edhe në Spanjë, mësimi bëhet online. Po ndodh e njëjta praktikë si në Shqipëri. Ka edhe mjete që mungojnë”, u shpreh Pelari.


Shtuar 1.04.2020 10:48