Rezulton pozitiv ndaj koronavirusit çifti i bashkëshortëve nga radhët e bluzave të bardha në Mirditë

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve nga koronavirusi, ku 16 raste kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Dy të prekurit nga Mirdita, mësohet se janë punonjës të spitalit lokal.

Fillimisht u konstatua me koronavirus një 55-vjecar që është punonjës i administratës dhe më pas bashkëshortja e tij, e cila punon si infermiere.

Deri tani nuk ka persona të tjerë të infektuar.

Autoritetet kanë bërë testimin e personave të kontaktit, duke iu kërkuar që të qëndrojnë në banesë për 14 ditë.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy punonjësve të spitalit është e stabilizuar.


Shtuar 1.04.2020 10:46