Një grua shqiptare ka infektuar familjen në Itali pasi udhëtoi nga Shqipëria drejt Italisë.
Një familje në Itali ka rezultuar pozitive me koronavirus për shkak të gruas me origjinë shqiptare.
Ajo infektoi bashkëshortin italian dhe djalin, ndërsa të gjithë janë izoluar për të shmangur përhapjen e infeksionit.
Ata jetojnë në provincën e Lucas, ku kjo vatër e re infeksioni rezulton të jetë rasti i tretë në pak ditë.
Mediat italiane thonë se gruaja ishte kthyer nga Shqipëria ditët e fundit. Ndërsa janë aktivizuar grupe mbikëqyrje në të gjitha zonat.