U vra për larje hesapesh? Dalin pamjet e makinës së autorëve të shkrumbuar nga zjarri (FOTO LAJM)

Një 39-vjeçar është qëlluar për vdekje ditën e sotme në Elbasan nga një makinë në ecje.

Viktima Emiliano Ramazani është qëlluar për vdekje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se viktima nuk është një person i panjohur për policinë pasi në të shkuarën është akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Ramazani është arrestuar për trafik kokaine në vitin 2017 dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazarave të drogës.

Dyshohet se 39-vjeçari është qëlluar nga një makinë në ecje, ndërkohë që personat dyshohet se kanë qenë të maskuar.

Sic mund t’a shihni në pamjet e bashkëngjitur lajmit, makina e autorëve të cilët dyshohen të kenë qënë 2, kanë djegur makinën vetëm pak minuta pas krimit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i krimeve Tonin Vocaj. Ne vend ngjarje dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë Elbasan

Elbasan/Informacion paraprak:

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.07.2020 16:08