U nda nga burri i parë, Rudina Dembacaj tregon si do të reagonte nëse do e tradhtonte Mark Frroku

Marrëdhënie mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut është një ndër marrëdhëniet më të komentuara në mediat online.

Në një intervistë për “Pop Culture” ajo ka treguar se si do reagonte nëse do e kapte Mark Frrokun duke e tradhtuar.

“Do e lija urgjent. Nuk kam nerva farë për drama, unë të lë vazhdoj jetën”, është shprehur Rudina.

Gjithashtu aktorja e humorit ka folur edhe për planet për martesë dhe a po mendojnë për fëmijë.

“Të ishte për Markun tani do e kisha barkun tek goja, unë po pres sepse dua që të kem edhe pak më shumë kohë për Viktorian”, tha ajo.

Gjatë intervistës Rudina ka prezantuar edhe vjehrrin, ndërsa ka treguar se vjehrra e saj bëhet xheloze pasi ai ka më shumë komunikim me Rudinën se sa me të. /albeu.com/


Shtuar 2.05.2020 19:47