U infektuan nga infermierja, si u zgjerua zinxhiri i koronavirusit brenda QSUT

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 21 raste të reja në Ttiranë, 13 prej të cilëve rezultojnë të vijnë nga ambjentet e QSUT.

Bëhet fjalë për 7 persona pjesë e personelit shëndetësor ndërsa 6 të tjerët janë pacientë.

Abc News raporton se janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë 2 mjekë dhe 5 infermierë.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, 9 janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa 4 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.

Kjo është hera e parë që nga shpërthimi i pandemisë që nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.


Shtuar 27.05.2020 09:58